Back to Top

Edicioni XX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI TAIVANEZ, LEE KUEI-SHIEN - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”


laureatFitues i çmimit të madh "Naim Frashëri" të Edicionit jubilar, të 20-in me rradhë, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti i famshëm taivanez Lee Kuei-Shien, kandidatë për disa vite për çmimin Nobël. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga studuesi Prof. Dr. Ymer Çiraku (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle Anëtar Nderi të Festivalit shkrimtarin dhe studuesin e njohur shqiptar, Akademik Rexhep Qosja.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 20 – 24 tetor 2016.

Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 21 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga drejtori i FNP "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu, si dhe anëtarët e Jurisë së Festivalit, Ndue Ukaj dhe Xhelal Zejneli. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emrat e njohur, si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) Sebastiano Grasso (Itali) etj.

Në edicionin e sivjetëm, i cili përkon me 20 vjetorin e Festivalit dhe 170 vjetorit të lindjes së poetit kombëtar, Naim Frashëri, janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Argjentinë, Meksikë, Taivan, Japoni, Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Francë, Avganistan, Itali, Poloni, Lituani, Izrael, Rusi, Turqi, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete nga mbarë hapsira shqiptare e nga diaspora.

Në vazhdim konferencës së shtypi, anëtari i Jurisë së Festivalit, Ndue Ukaj, lexoi arsyetimin e Jurisë për dhënien e çimimit letrar "Naim Frashëri", ku thuhet se " Kuie shien Lee u lind më vitin 1937, në Taipe. Aty mbaroi arsimin e lartë në Institutin e Teknologjisë.  Më 1976 u bë anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Poezisë në Angli.  Më 1987, iu bashkua PEN-it tajvanez dhe u zgjodh zëvendëskryetar dhe pastaj kryetar i tij. Për një kohë ishte kryetar i Fondacioni Kombëtar për Kulturë dhe Art ne Taivan. Momentalisht është zëvendëskryetari i Lëvizjes Poetët e Botës (Movimiento Poetas del Mundo).

Filloi të shkruaj poezi më vitin 1953. Veprat e tij të botuar përfshijnë "Poezi të përmbledhura” në gjashtë vëllime2001, “Ese të përmbledhura” në dhjetë vëllime2002, “Poezi të përkthyera” në tetë vëllime2003, ”Antologjia e poezisë evropiane” në 25 vëllime2001-2005, ”Koleksioni Poezi elite” (në 22 vëllime) dhe të tjera, duke përfshirë “Thesar i artë i poezisë moderne indiane” (2005), që përmban poezitë nga presidenti A.P.J. Abdul Kalam.

Poezitë e tij u përkthyen dhe u botuan në Japoni, Kore, Kanada, Zelandën e Re, Holandë, Rumani, Indi, Greqi, Spanjë, Rusi, Mongoli etj.

U shpërblye me çmime të ndryshmetë rëndësishme si, çmimi "Poet Meritor Aziatik", Kore1994, me çmimin tajvanez të poezisë "Rong-hou"1997, çmimi "Poeti botëror i vitit 1997", çmimi "Poeti ndërkombëtarë", Indi1998, çmimin "Poeti i mijëvjeçarit", i Akademisë Ndërkombëtare e Poetëve , Indi2000, çmimin e letërsisë "Lai Ho" dhe çmimin kulturor "Premier", të dy në Tajvan (2001). Ka marrë edhe çmimin "Michael Madhusudan" nga Akademia "Michael Madhusudan"2002, çmimin "Wu San-lien" për letërsi2004dhe Medaljen e Poetit nga Fondacioni Mongol i Kulturës2005.

Tri herë nominohet kandidat për çmimin Nobel për letërsi nga Akademia Ndërkombëtare e Poetëve, Indi (2002, 2004, 2006).

Ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare poezie në vende të ndryshme të botës, si në SHBA, Japoni, Kore, Indi, Turqi, Mongoli, El Salvador, Nikaragua etj.

Toka, qielli, deti, përbëjnë një trekëndësh metaforik mjaft frekuent tek poezia e këtij poeti tajvanez, ku ndihen pesha e mallit dhe e dramës së vendlindjes - me fluturimet e endërrta të shpresave ngazllyese. Kjo poezi e ka fort të pranishme botëperceptimin filozofik mbi jetën, ku ndërthurren kultura e qytetërime të lashta, të ardhura prej popujve të lindjes së largët. Metafora e vendlindjes shndërrit në poezinë e tij në një pafundësi ndjesish, që nga ato më të brishtat e deri ato më sublimet e më dramatiket. Për të, vendlindja – Taivani, është imazhi i ishullit mitik, të mbështjellë nga dallgët e mëndafshit të bardhë dhe poetit, ia ka ënda ta sodisë nga syri i një zogu në qiell, tërë atë dantellë të endur prej puthje guackash të panumurta. Vendlindja është për të Itaka e paharruar, në sado udhëtime të pafundme që mund të endet njeriu larg saj. Prej kritikës është vlerësuar veçmas tek kjo poezi dikotonimia e ikjes dhe kthimit, ku vatra dhe bota, ndërthurren jo në kundërshti, por funksionojnë në filozofinë e harmonisë dhe bashkëjetesës.

Akordimi i çmimit "Naim Frashëri" të Edicionit të XX, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë Ditët e Naimit - për poetin e shquar bashkëkohës Lee Kuei-Shien, është vlerësim dhe nderim për magjinë e artit të poezisë, në çdo gjuhë e në çdo shpirt populli që ajo krijohet. Seicila prej tyre, bën pjesë në thesarin e kulturës botërore dhe që përcjellin vlera të humanizmit dhe të bashkëjetesës së ndërsjelltë mes popujve e mes kulturave".

Në fund, anëtari tjetër i Jurisë, Xhelal Zejneli, lexoi edhe deklaraten qe laureati e dergoi me rastin e marrjes se çmimit "Naim Frashëri", në të cilën, thotë se,

" Jam thellësisht i nderuar të shpallem laureat i Edicionit të XX të FNP "Ditët e Naimit". Naim Frashëri është poeti më i madh shqiptar, i cili ka dhënë një kontribut të madh duke ngritur gjuhën shqipe, ruajtur dinjitetin shqiptar dhe duke vepruar për të afirmuar më shumë personalitetin e pavarur dhe autonom ndërkombëtar të popullit shqiptar. Kur lexoj poezitë e Naim Frashërit, jam thellësisht i inkurajuar nga vullneti i pashueshëm i mbushur me entuziazëm, që shprehet në poezinë e tij. Kam përkthyer në kinezisht poezinë e tij përfaqësuese "Fjalët e Qiririt", ku strofa vijuese

Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,...
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë

tregon qart një ndjenjë madhështore për ta përqafuar botën, nga e përceptoj edhe shpirtin e popullit shqiptar. Procesi i mundimshëm i Shqipërisë ka vlerë si një mësim i vlefshëm nga mund të mësojë populli tajvanez. Fatkeqësisht, prej shumë kohe, për shkak të ndarjes historike dhe gjeografike, populli tajvanez di mjaft pak për shqiptarët, si dhe për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën. Vendosi ta zë lirinë, do të mundohem për të zbatuar komunikimin e poezisë midis Shqipërisë dhe Tajvanit për të promovuar mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe miqësinë në bazë të njeriut për njeriun".

A. Arsllani

Tetovë, 21 shtator 2016

DITËT E NAIMIT AFIRMOJNË TETOVËN DHE SHQIPTARËT

DITËT E NAIMIT PROMOVUESE E KULTURËS DHE LETËRSISË

Poetët e mbi njëzet vendeve të botes prej 15-18 tetor nderuan Tetovën, Naimin, shqiptarët… Edicioni i XIX i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” ishte një festë e madhe poetike e kulturore. Ky festival tradicional dhe me karakter ndërkombëtar u  zhvillua në kryeqendrën e shqiptarëve të poezisë -Tetovë. Në kuadër të programit të tij u mbajtën një sërë aktivitetesh poetike, artistike dhe kulturore. U mbajtën lexime letrare, u promovuan libra poetik u hap një ekspozitë me piktura dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare.

1

Në te morrën pjesë poetë me një shtrije të gjërë, si:  Taro Aizu (Japoni), Anna Rostokina (Rusi), Annat Zecharia (Izrael), Fernando Carrera (Meksikë), Adriana Hoyos (Kolumbi), Daniel Leuwers (Belgjikë) Basri Çapriqi (Mali i Zi), Giuseppe Napolitano dhe Irene Vallone (Itali), Dustin Jessica dhe Dustin Despal (SHBA), Dalila Hiaoui (Marok), Agim Mato (Shqipëri), Niels Hav (Danimarke), Ricardo Rubio (Argjentinë), Eduard Harents (Armeni), Rodney Saint - Eloi (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Glorijana Veber (Slloveni) Violeta Zllateva dhe Slaxhana Stojçevska (Maqedoni), Ndue Ukaj (Kosovë, Manjola Brahaj (Shqipëri), Remzi Salihu (Maqedoni), Brikena Qama (Shqipëri / Greqi) dhe Lindita Dushku (Kosovë).

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance të shkëlqyer fishekzjaresh, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati shqiptar Basri Çapriqi, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

2

Më pas, në foajenë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita e pikturave të Uran Limanit dhe të pranishmëve ju ndanë katalogjet e pikturave, broshura të fotografit të ri tetovar Jetmir Sejdiu dhe Antologjia e Festivalit.

3

Edicionin e XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi kryetarja e komunës së Tetovës zonj. Teuta Arifi, e cila në mes tjerash tha se, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit" është një aktivitet i rëndësishëm që mbahet në qytetin e Tetovës, ku mblidhen çdo vit poetë nga vende të ndryshme të botës. Ne e kemi mbështetë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Dëshiroj ta përgëzoj drejtorin e Festivalit, Shaip Emërllahu për këtë punë të mirë që bën.

4

Në vazhdim, drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, nënvizoi, se, ‘Në çdo hapje Festivali kam nënvizuar rolin dhe rëndësinë që ka ky projektshënjues letrar e kulturor në njohjen, afirmimin dhe në ngritjen e modeleve të ndërkomunikimit në rradhë të parë në mes poetëve dhe pastaj të atij me publikun. Kam azauruar fjalorin që ka të bëjë vlerën që bartë ky operator kulturor dhe letrar në ngritjen e urave ndërkomunikuese, prandaj meqë për afro dy vjet në këtë skenë nuk lexova kurrë poezinë timen, më lejoni ta bëj ate sot.”

5

Në hapje të Edicionit u ekzekutuan edhe dy pika muzikore; nga kitaristi Naser Dula (Kosovë), si dhe një nga violinisti, Shkëlzen Pajaziti.

Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët nga vendet e ndryshme lexuan poezitë e tyre, ndërkaq kryetari i Jurisë Salajdin Salihu lexoi motivacionin, kurse drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia dorëzoi çmimin e madh ‘Naim Frashëri’ që jepet për "Vlera të larta estetike dhe artistike", si dhe ia ndau titullin Anëtar Nderi të Festivalit, laureatit nga Mali i Zi, Basri Çapriqi. Me këtët rast, laureati Çapriqi, falenderoi organizatorët dhe Jurinë për dhënien e këtij çmimi të lartë të Festivalit.

6

Të kujtojme se, titullin Anëtarë Nderi të Festivalit, deri tani, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray,  (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë), Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Sebastiano Grasso (Itali) etj .

Në ditën e dytë të Programit, poetët shkuan në Teqen Arabati Baba, ku u në një nga ambientet e saj mbajtën orën letrare “Poetë dhe vargje”.

7

Në ditën e tretë u përuruan tre libra të poetëve pjesëmarrës si: “Prapa hënës” të laureatit të Festivalit, poetit danez Peter Poulsen (në gjuhën shqipe), “Concerto” i poetit belg Daniel Leuwers në gjuhën italiane, si dhe librin "Duet of Rieds” të poetëve Shaip Emërllahu dhe Taro Aizu nga Japonia të botuar në gjuhën japoneze dhe angleze nga shtëpia botuese (Junpa Books-Kobe). Për librat folën kritikët dhe poetët Xhuzepe Napolitano, Ndue Ukaj dhe Taro Aizu.

8

Festivali u mbyll me orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’, e cila u mbajt në Sallën e Fakultetit të Arteve të USHT-së, ku poetët lexuan poezitë e tyre dhe u ndanë edhe çmimet e tjera letrare të Festivalit. Çmimi, që jepet për karierë letrare, ‘Ditët e Naimit’, iu nda poetit japonez Taro Aizu nga Japonia, çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetit me belg Daniel Leuwers, çmimin letrar për ciklin më të mirë poetik ‘Oaeneumi’ e mori poeti danez, Niels Hav, çmimin letrar  ‘Qiriu i Naimit’ iu dha poetëve Jessica Flyyn dhe Dustin Nispel nga SHBA, si dhe poetit tetovar Remzi Salihut dhe çmimin letrar për shprehjen poetike me emrin e poetes “Silke/Liria” e mori poetja ruse Anna Rostokina.

9

Drejtoria e Festivalit edhe në këtë edicion botoi antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës ‘Zërat e ujit" të përgatitur nga Shaip Emërllahu.

Festivalin e udhëhoqi moderatorja Verjana Abazaj. Poezitë në gjuhën shqipe i lexoi aktori Arsim Kaleci, kurse me kitarë i shoqëroi Naser Dula. Skenën e ideoi piktori Nevzat Bejtuli-Kica.

10

Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Tetovës, Komuna e Zhelinës. Sponzorë të këtij edicioni ishin “Hit Oil”, “Arbi”, “Sirena”, “Kurtishi, “Hajri Kom", ”Jehona event" “Allprint” dhe “Nasir tours”.

A. Arsllani

Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP "Ditët e Naimit"

POETI BASRI ÇAPRIQI - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

pres
Fitues i çmimit të madh "Naim Frashëri" i Edicionit XIX të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti I njohur shqiptar, Basri Çapriqi. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe studjuesi Salajdin Salihu (kryetar), poetët Ndue Ukaj(anëtar) dhe Haxhi Shabani (anëtar). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpall laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 15 – 18 tetor 2015, në qytetin e Tetovës.

Lexo më tepër: Konferencë shtypi e Drejtorisë së FNP "Ditët e Naimit"

Edicioni XIX

festivaliXIX

U MBYLL EDICIONI I XVIII I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË POEZISË “DITËT E NAIMIT”

POETËT  E BOTËS NDEROJNË NAIM FRASHËRIN

Prej 16-19 tetor 2014 u zhvillua Edicioni i XVIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Për tri ditë me rradhë Tetova ishte nikoqire e aktiviteteve të ndryshme e te shumta poetike, artistike dhe kulturore. U mbajtën lexime letrare, u promovuan libra poetik u hap një ekspozitë me fotografi dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në këtë edicion morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si:  Sebastiano GRASSO (Itali), Bohdan ZADURA (Poloni), Braha ROSENFELD (Izrael), Vicktoria SLAVUSKI (Argjentinë), Dinos KOUBATIS (Greqi), Germain DROOGNEBROODT (Belgjikë) Giuseppe NAPOLITANO (Itali), Joslin Love KEARSE (SHBA), Galina GANEVA (Bullgari), Kadir AYDEMIR (Turqi), Laura GARAVIGLIA (Itali), Maryam Ala AMJADI (Iran), Visar ZHITI (Shqipëri), Nicolaj STOCHHOLM (Danimarke), Bjorg BORGRIMSDOTIR, Levant KARATAS (Turqi), Bisera Suljic – BOSKALIO (Bosna dhe Hercegovina), Mujë Buçpapaj (Shqipëri), Robert SIMONISHEK (Slloveni) Ndue UKAJ (Kosovë), Trajce KACAROV dhe Slavica Dabevska KIROVSKA (Maqedoni), Ilire ZAJMI (Kosovë) dhe Entela SAFETI (Shqipëri) dhe Burhanedin XHEMAILI dhe Bujar PLLOSHTANI (Maqedoni).

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVIII të Festivalit

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve, para Qendrës së Kulturës “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati italian Sebastiano Grasso, kryetari i Jurisë Visar Zhiti, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sekretari shtetëror i Minsitrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, si dhe delegacioni i Komunitetit Bektashian, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

Lexo më tepër: U MBYLL EDICIONI I XVIII I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË POEZISË “DITËT E NAIMIT”

Edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI SEBASTIANO GRASSO - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Drejtori i Festivalit Shaip Emerllahu

(Shaip Eerllahu, drejtor i Festivalit dhe Visar Zhiti, kryetar i Jurisë së Festivalit)

Fitues i çmimit të madh "Naim Frashëri" të Edicionit XVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti italian Sebastiano Grasso. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga poeti dhe përkthyesi Visar Zhiti (Shqipëri), Ndue Ukaj (Kosovë) dhe Xhelal Zejneli (Maqedoni). Drejtoria e Festivalit, gjithashtu ka shpalle laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 16 – 19 tetor 2014, në qytetin e Tetovës.
Kjo u bë e njohur në një Konferencë shtypi të mbajtur më 15 shtator në Qendrën kulturore në Tetovë, nga kryetari i Jurisë së Festivalit, Visar Zhiti dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu. Laureatë të mëhershëm të këtij festivali janë emra e njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Ali Podrimja (Kosovë), Fatos Arapi (Shqipëri), Athanase de Thracy (Bullgari), Lionel Ray(Francë), Abdelatif Laabi (Marok), Eva Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë), Craig Czury (SHBA) etj.

Në edicionin e sivjetëm janë ftuar 40 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.

Lexo më tepër: Edicioni XVIII i Festivalit Ndërkombëtar te Poezisë “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

 

DITËT E NAIMIT  E HAPËN SIPARIN NË TETOVË DHE E MBYLLËN NË TIRANË

 

 

1

Prej 17–20 tetor 2013, në Tetovë, në Krujë dhe në Tiranë u mbajt Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Përgjatë tri ditëve u mbajtën aktivitetete të shumta letrare, artistike, kulturore dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare. Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: Athanase Vantchev de Thracy  (Francë), Stéphane D'Amour (Kanada), Letica Villagarcia (Meksikë), Juan A. Franqui (Portoriko), Xhuzepe Napolitano (Itali), Krystyna Lenkovska (Poloni), Lesia Mudrak (Ukraina), Sema Güler (Turqi), Klaus Handberg Kristensen (Danimarkë), Mischa Andriessen (Holandë), Françoise Roy (Kanada), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Anton Baev (Bullgari), Slagjana Atanasova (Maqedoni), Marina Mijakovska (Maqedoni), Ramadan Musliu (Kosovë), Ndue Ukaj (Kosovë), Hajredin Kovaçi (Mali i Zi), Visar Zhiti (Shqipëri), Agron Tufa (Shqipëri), Delvina Kërluku (Maqedoni) dhe Norel Zaimi (Shqipëri).

2

Hapja ceremonisë festive të Edicionit të XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë me anë të ndezjes së fishekzjarreve dhe flakadanëve që bartnin vajzat dhe djemtë me veshje kombëtare shqiptare, para Qendrës së Kulturës "Naim Frashëri", në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati françez Athanase Wantchev de Thracy, një delegacion i Komunës së Tetovës dhe Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bekatashiane, Baba Edmond Brahimaj, vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, i cili ndodhet në qendër të Tetovës.

3

 

Edicionin e XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash, theksoi se, ‘Poezia i hap krah e më krah dritaret e paanësisë së botës sonë. Bën ngacmimin për të ardhur tek format e mënyrat e tjera, që të organizojmë dhe kuptojmë këtë realitet.

Lexo më tepër: Përfundoi Edicioni i XVII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”

POETI ATHANASE DE THRACY - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Athanase de Thracy

Laureat i Çmimit të madh letrar "Naim Frashëri" të Edicionit XVII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti i madh bullgar Athanase Wantchev De Thracy, i cili prej kohësh jeton në Paris. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarët e jurisë Salajdin Salihu (Maedoni) dhe Ndue Ukaj (Kosovë). Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarke), Fatos Arapi (Shqiperi), Ali Podrimja (Kosovë), Abdelatif Laabi (Marok/Francë), (Lionel Ray (Francë), (Ewa Lipska (Poloni), Tua Forstrom (Finlandë) etj.

Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 17 – 20 tetor në Tetovë, Frashër dhe në Tiranë.

Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp të mbajtur në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i FNP "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu.

Në vazhdim, kryetari i jurisë, Agron Tufa lexoi motivimin e Jurisë, ku thuhet se, çmimi "Naim Frashëri" i jepet  poetit francez Athanas Vantchev de Thrasi, me motivimin:

“Për dehjen e kthjellët lirike me referenca dhe asociacione dë dendura verbale e joverbale nga traditat e lashta e moderne të kulturës botërore;

për ndjeshmërinë e pastruar të shqisës poetike në filtrimin e emocionit autentik të një heroi lirik të gjithëkohshëm, në komunikimin e tij permanent e të pandërprerë me natyrën dhe civilizimin;

Lexo më tepër: POETI ATHANASE DE THRACY - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP 'Ditët e Naimit'

Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP 'Ditët e Naimit'



EVA LIPSKA - LAUREATE E DITËVE TË NAIMIT



EvaLipska1
Laureatja Ewa Lipska pranon çmimin ‘Naim Frashëri’ nga drejtori Shaip Emërllahu

Mesi i tetorit është koha e zbritjes së poetëve botëror në qytetin tonë të studentëve. Kështu, prej 14-17 tetor, sivjet në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës u mbajt Edicioni i XIV i FNP 'Ditët e Naimit'. Në këtë festival të madh poetik të shqiptarëve u zhvillua një aktivitet i nduarduarshëm letrar, artistik, kulturor e muzikor. Në të morën pjesë një numër i madh poetësh nga bota si, Jennifer Greene (SHBA), Thorr Stefanson (Islandë), Nicole Kage Florentiny (Martinike), Nina Malinovski (Danimarkë), Giuseppe Napolitano (Itali), Eva Lipska (Poloni), Eugeniusz Masovjetszki (Poloni), Amir Or (Izrael) Sabahudin Hadxhialiç dhe Azur Salihoviç (Bosnjë dhe Hercegovinë) Biba Ismail (Turqi), Roman Kisiov dhe Poli Mukanova (Bullgari), Athanas Vantchev de Thracy (Francë), Vladimir Martinovski dhe Burhanedin Xhemaili (Maqedoni) etj. Si dhe poetë nga e gjithë gjeografia shqiptare, si Sadik Bejko, Agron Tufa dhe Alisa Velaj nga Shqipëria, Abdullah Konushevci, Mexhit Mehmeti, Naime Beqiraj nga Kosova etj. 

EvaLipska2

Si gjithmonë, FNP 'Ditët e Naimit' edhe sivjet në edicion të saj botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të Festivalit, vëllimin poetik të poetit italian, Giuseppe Napolitano, 'Përgjërimi i kohës' dhe të poetit nga Tirana, Agron Tufa, 'Gjurmë në rrjedhë', të cilët edhe u përuruan në kuadër të programit në ambientit e produksionit 'Oda' në Qendrën e Kulturës 'Naim Frashëri'. 

Lexo më tepër: Prej 14-17 tetor u mbajt Edicioni XIV i FNP 'Ditët e Naimit'