lajme

 
lajmi
Me 14 shkurt ne sallen e konferencave te Bibliotekes Shqiptare ne Zagreb u mbajt nje simpozium per te perkujtuar 600 vjetorin e lindjes se Heroit Kombetar Shqiptar, Gjergj Kastriotit -Skenderbeu. Simpoziumi ishte organizuar nga Biblioteka Shqiptare ne Kroaci, Unioni i Bashkesive Shqiptare ne Kroaci dhe Shoqata e Miqesise Shqiperi-Kroaci . Ne kete simpozium merrnte pjese dhe Ambasadori i Republikes Shqiperise ne Kroaci, dr.Arben Cici, ambasadori i FYROM ne Kroaci, M.Nesimi kryetari i Shoqates se miqesise Kroaci-Shqiperi, prof.pr. Aleksander Stipcevic , profesor Zef Mirdita e shume e shume personalitete te artit dhe kultures shqiptare ne Kroaci dhe banore shqiptare ne Kroaci. Gjithashtu, merrnin pejse shume shqiptare me banim ne Kroaci, si dhe shume miq e te ftuar te tjere. Ne fjalen e saj te hapjes, Zonja Dorotea Kerni, duke folur per rendesine e kesaj ngjarjeje ,ju kujtoi pjesmarresve se presidenti i Kosoves, dr.Ibrahim Rugova ka shpallur vitin 2005, si viti qe shenon perkujtimin e Skenderbeut. Te pranishmit e priten me duartrokitje kete lajm. Pastaj fjalen e morri Ambasadori shqiptar ne Kroaci, Dr.Arben Cici,i cili duke iu referuar pyetjeve te gazetares e TV Kroat per rendesine e Skenderbeut edhe pas 600 vjetesh, kujtoi se 600 vejt ne Historine e nje populli nuk jane shume. Duke i bere nje pershkrim te shkurter historise Shqiptare, ai theksoi rendesine e Heroit tone Kombetar dhe vlerave te tij si vlera kyce ne historine e Popullit Shqiptar. Referatin "Skenderbeu-mbrojtes i civilizimit Europian" ne shqip dhe ne kroatisht e mbajti Professor Zef Mirdita. Permes faktesh historike, citime leterkembimesh, citime nga materiale historike ne arkivat e ndryshme te shteteve te ndryshem,permes nje detajimi kohor te sakte , Prof.Mirdita dha nje pasqyre te rendesishme te fakteve me te rendesishme te Skenderbeut si shqiptar, si luftetar dhe diplomat, si Prijes dhe Hero. Ai permes ketij referati dhuroi nje dokument me vlera historike per Heroin tone Kombetar. Prof.Mirdita pershkroi se c'fare eshte thene per Skenderbeun qe ne ditet qe ai beri emer si prijes dhe deri ne ditet e sotme. Ai pershkroi me detaje kerkimin shkencor te studjuesve te huaj dhe atyre shqiptare. Ai u ndal gjeresisht ne c'fare kane shkruar Naim Frasheri dhe Fan Noli per Skenderbeun dhe shpjegoi rendesine e trashegimit brez pas brezi te vlerave qe kemi nga Skenderbeu si Prijes ,si Hero dhe si themelues i shtetit te pare shqiptar! Prof Mirdites iu bene disa pyetje nga te pranishmit ne te dy gjuhet per te treguar akoma me shume per vlerat e Heroit. Prof.Mirdita me pasion, me fakte historike dhe me deshire dha informacion plotesues per te pranishmit. Pastaj foli Prof.Dr. Stipcevic. Ai u perqendrua ne kulturen e vjeter mbartur nga shqiptaret e vjete rne Kroaci "Arbanas" dhe beri nje pershkrim te bukur dhe historik mbi shqiptaret e vjeter qe u vendosen fillimisht ne Zara te Kroacise e me pas u zgjeruan edhe ne qytete t etjera. Ai tregoi per mbartjen dhe trashegimin e vlerave ,traditave, kultures dhe emertimeve shqiptare ne keto treva. Ai tregoi se shume vende tashme quhen Sheshi Skenderbeu.,Rruga Gjergj Fishta etj... Ishte pikerisht Skenderbeu, permendi Prof.Dr.Stipcevic, ai person ku "Arbanas-it" u mbajten dhe iu referuan kur te tjeret nuk e dinin se nga vinte ky grup nejrezish.Ishte piekrisht ai emer i njohur ne gjithe Europen dhe boten qe na dha edhe ne shqiptareve identitetin qe ne kemi ende sot. Fjalimet e te gjithe folesve ne simpozium u priten me duartrokitje nga te pranishmit. Nen perkujdesjen e vecante, si gjithmone, dhe drejtimin profesional te drejtoreshes se Bibliotekes Shqiptare Zonjes Dorotea Kerni, cdo gje ishte organizuar profesionalisht dhe artistikisht. Salla ishte dekoruar me piktura nga jeta e Skenderbeut, ishin shperndare ne te gjitha anet dhe vende te dukshme foto dhe libra nga betejat dhe jeta e Skenderbeut. Zonja Kerni ishte perkujdesur per cdo detaj dhe te pranishmit u mblodhen ne nje atmosfere shume te ngrohte dhe miqesore, tipike shqiptare. Simpoziumi i filmua dhe individe te vecante u intervistuan nga Televizioni Kroat. Pas simpoziumit per te pranishmit u dha nje koktej. Merita Bajraktari McCormack