Anëtarët e nderit
Viti  1998
 

robert_elsie

Robert Elsie

I lindur në Kanada. Studiues dhe historian i letërsisë shqiptare, përkthyes i disa veprave të autorëve shqiptarë, njohës i thellë i gjuhës shqipe, si dhe i kulturës dhe historisë shqiptare. Ka botuar vepra të ndryshme për shqiptarët, në mesin e të cilave edhe Historia e letërsisë shqiptare. Jeton dhe punon në Gjermani

 

Rexhep Ismajli

I lindur në Preshevë. Profesor universitar, gjuhëtar, studiues, përpilues antologjish, krtitik etj. Ka botuar një sërë veprash nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kritikës letrare. Është kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

 

rexhep
Viti  2000

aleksander_Zotos

Alexandre Zotos

I lindur në Francë. Profesor i letërsisë klasike në Universitetin e Sant Etienit, studiues i letërsisë., përpilues antologjish dhe përkthyes, njohës dhe afirmues i letërsisë shqiptare. Ka botuar disa vepra për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Jeton dhe punon në Francë.

 

 

Fatos Arapi

I lindur më 1930 në Vlorë. Poet, tregimtar, romancier, dramaturg, eseist, kritik. Veprat e tij përfshijnë disa vëllime në të gjitha këto gjini. Poezitë e tij janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të huaja. Është fitues i shumë cmimeve letrare.

Jeton në Tiranë

 

fatos

 

Viti 2001

Ali_Podrimja

Ali Podrimja

I lindur më 1942 në Gjakovë (Kosovë). Poet, eseist, publicist. Ka botuar dhjetëra libra. Poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në disa gjuhë të huaja. Është fitues i disa cmimeve letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë

Viti 2002

kadare2


Ismail Kadare

I lindur më 1936 në Gjirokastër (Shqipëri). Poet, tregimtar, romancier, eseist, dramaturg. Ka botuar disa dhjetëra libra. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në 50 gjuhë të ndryshme. Është fitues i cmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Po ashtu, është anëtar i disa institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe anëtar i Akademisë Franceze. Disa vjet me radhë gjendet në krye të listës së kandidatëve potencial për Cmimin Nobel. Një kohë ka jetuar në Paris, kurse tani jeton në Tiranë.

 

Viti 2003
 
DinMehmeti

Din Mehmeti


I lindur më 1932 në Gjocaj (Kosovë). Poet, dramaturg dhe eseist. Opusi i tij krijues përbëhet prej shumë librave. Poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në disa gjuhë të huaja. Është ifutes i disa cmimeve letrare. Jeton në Gjakovë

 

 

Abdylazis Islami

I lindur më 1930 në Gajre (Maqedoni). Poet, tregimtar, romancier, dramaturg, eseist. Ka botuar një varg librash nga të gjitha këto gjini. Përvec në shqip, poezitë e tij janë botuar edhe në disa gjuhë të tjera. Jeton në Tetovë

Abdylaziz_Islami