Viti  1998

 

Ali_PodrimjaAli PODRIMJA

I lindur më 1942 në Gjakovë. Poet, eseist, publicist. Ka botuar dhjetëra libra. Poezitë e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në disa gjuhë të huaja. Është fitues i disa çmimeve letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Viti  2000

 

 

 

fatosFatos ARAPI

I lindur më 1930 në Vlorë. Poet, tregimtar, romancier, dramaturg, eseist, kritik. Veprat e tij përfshijnë disa vëllime në të gjitha këto gjini. Poezitë e tij janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të huaja. Është fitues i shumë çmimeve letrare.
Jeton në Tiranë.


 

 

Ibrahim BERISHA
I lindur në Kosovë. Poet, tregimtar, publicist, gazetar. Autor i disa librave në këto gjini. Disa nga krijimet e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhë të tjera. Fitues i disa çmimeve letrare. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Viti 2001

 

VisarZhiti1

Visar ZHITI

I lindur më 1959 në Durrës. Poet, prozator, eseist dhe publicist. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Lushnjë, ndërsa Institutin e Lartë Pedagogjik e kreu në Shkodër. Ka botuar vëllimet me poezi: "Kujtesa e ajrit", ”Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, "Dyer të gjalla", "Mbjellja e vetëtimave" etj. Jeton dhe punon në Tiranë.

 

 

Viti 2002

kadare2Ismail KADARE

I lindur më 1936 në Gjirokastër. Poet, tregimtar, romancier, eseist, dramaturg. Ka botuar disa dhjetëra libra. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në 50 gjuhë të ndryshme. Është fitues i çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Po ashtu, është anëtar i disa institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe anëtar i Akademisë Franceze. Disa vjet me radhë gjendet në krye të listës së kandidatëve potencial për Çmimin Nobel. Një kohë ka jetuar në Paris, kurse tani jeton në Tiranë.

Viti 2003Viti 2005

muratisaku1

 

Murat ISAKU

I lindur më 1928 në Gajre (Tetovë). Poet, tregimtar, romancier, eseist. Librat e botuar të tij kapin disa vëllime. Disa prej tyre janë botuar edhe në gjuhë të tjera. Fitues i disa çmimeve letrare. Jeton në Tetovë

 

 

ThomasTIDHOLMThomas TIDHOLM (SUEDI)

Thomas Tidholm u lind më 1943 në Örebro te Suedise. Ka studiuar art, filozofi dhe religjion ne Universitetin e Stokholmit. Ka punuar ne Muzeun Suedez Kombetar te Artit, si dhe ne Muzeun e Artit Modern. Per disa vite ishte muzikant dhe i binte klarinetit dhe saksofonit. Ai dhe gruaja e tij Anna-Clara u zhvendosën në një fermë jashtë qytetit Arbrå më 1967, dhe tani ndajnë kohën e tyre mes Arbrå-s dhe Stockholmit.
Qe nga vitet 70-ta, ai eshte shkrimtar i pavarur.... (Vazhdon)