Mbresat
kadare_ismail05Ismail KADARE , shkrimtar

Padyshim se aktiviteti i Manifestimit Letrar Ndërkombëtar "Ditët e Naimit" në Tetovë ishte një ngjarje e rëndësishme, ishte një manifestim dinjitoz që nderoi kulturën shqiptare, shqiptarët në përgjithësi dhe Drejtorinë e Manifestimit… Dëshiroj të përgëzoj vetë drejtorin z. Shaip Emërllahu dhe anëtarët e tjerë të Drejtorisë për organizimin e mirë të vizitës sime dhe të vetë aktivitetit të "Ditëve të Naimit".
Unë së bashku me Helenën kemi qenë të nderuar. Të nderuar, besoj se kanë qenë edhe misafyrët e tjerë…
Duke parë ate pjesëmarrje të gjërë të poetëve që vinin nga vende të ndryshme u pa qartë prirja për hapje drejt Evropës dhe botës. Kultura shqiptare dhe vetë kujtimi i Naimit të Madh, të gjitha këto bëjnë pjesë në qytetërimin evropian.
Manifestimi ishte një festë e kulturës shqiptare, e emancimpimit dhe e vullnetit të shqiptarëve për dritë, dije, miqësi…
Kthehem me pritjen dhe me mbresat më të mira nga Manifestimi letrar i Tetovës

 

Erik STINUS, poet (Danimarkë)

Domethëna e festivaleve poetike, siç është ky në Tetovë është e shumanëshme. Poetët shkruajnë poezitë e tyre në vetmi dhe nuk dinë se kush do t'i lexojë ose dëgjojë ndonjëherë ato. Këtu e gjejnë njëri-tjetrin, të rinj apo të vjetër që kanë ardhur që të dëgjojnë. Së paku për sa kohë që kjo zgjat, poezia në mes të përdorimit të shumë gjuhëve të ndryshme, duhet të bëhet një gjuhë më vete, e kuptuar nga sejcili që është i pranishëm.
Për ne, që kemi ardhur këtu si misafyr nga vende të tjera, ky është gjithashtu një proces mësimi.
Ne jemi familjarizuar pak më shumë me popullin që na mirëpriti, letërsinë e tyre, këngët e tyre, kulturën dhe historinë e tyre. Kjo përvojë do të duhej t'u garantohej të gjithë njerëzve - se sa i ngjajnë vetes se tyre.
Jam thellësisht i prekur që poezitë e pakta që i kam sjellur me vete nga Danimarka u vleresuan, si të denjë për një shpërblim. Është si një pranim i bukur i një dhurate. Është sikur t'ia kishit shtuar këto poezi të pakta thesarit të letërsisë shqiptare dhe unë di se atje do të kenë shoqërinë më të mirë.
Shumë falenderime të ngrohta. 

erik_stinus1

Nicole Cage FLORENTINY , poete (Martinike)

Kam qenë shumë e lumtur që kam ardhur nga Martiniku im i largët (10 mije kilometra) për të ndarë fjalët e mia me popullin shqiptar të Maqedonisë.
Pjesëmarrja ime në këtë festival ka qenë konkretizimi i solidaritetit tim me popujt Ballkanit. Në televizion na arrinin imazhet e luftës dhe e qanin pafajsinë tonë, që nuk i pengonim dot masakrat e popullsive të tjera, barbarinë. Kosova, ashtu si Maqedonia, Afganistani, Martiniku, Afrika, Palestina etj., i përkasin kësaj pjese jugo-gjeopolitike që vazhdon të pësojë ligjin e të mëdhenjve të kësaj bote...
Atëherë, kur përtej kufijve njerëzit mblidhin në emër të poezisë dhe vëllazërisë njerëzore, kjo i ndihmon secili të mos ndjehet aq i vetmuar dhe i pafuqishëm.
Jam shumë krenare që kam marë çmimin letrar “Oeneumi”, shumë e prekur që publiku ka qenë i ndjeshëm ndaj fjalëve të cilat m'i jep qielli poetik për t'i ofruar nga ana ime dhe duke i ndarë me tjerët.
E njohim gjendjen ekonomike të Maqedonisë me që ky festival nuk është institucion shtetëror. Organizuesit kanë më shumë merita për këtë festë që iu krijuan njerëzve. I falenderohem popullit shqiptar për ngrohtësinë e pritjes...
Tetova me aktivitetin e saj do të mbetet e shënuar edhe për ate se, këtu lindi ideja e themelimit të një institucioni të poetëve të të gjithë botës të cilat netët e ardhme do te angazhohen për paqë kudo në botë.
Rrofshin për shumë e shumë vjet akoma "Ditët e Naimit" të Tetovës
Nicole_Cage_Florentiny_copy
sara_mathai_stinus


Sara Mathai - STINUS
, poete (Indi)

Duke pasur parasysh se nuk kam marrë pjesë kurrë në një festival poetik në Tetovë, kjo përvojë e parë (dhe shpresoj të mos jetë e fundit) ka qenë një përvojë shumë pozitive. Të njoftohem me shkrimtarë dhe të ashtuquajturit njerëz të zakonshëm dhe t'i takoj, kjo më ka dhënë gjithmonë shumë gëzim.
Të lexosh poezitë e tua përballë një publiku të shumtë që dëgjon me vëmendje është një burim i madh kënaqësie dhe përfitoj nga ky rast për t'i falenderuar drejtuesit e Festivalit për organizimin dhe për ftesën që më bënë për të marrë pjesë. Gjithashtu, i falenderojë të gjithë ata që prapa skenave kanë punuar rëndë për ta kthyer projektin në një sukses. Ne të gjithë kemi nevojë për frymëzim, ripërtëritje dhe ndryshim "atmosfere" për të menduar në mënyrë të re, për të parë me sy të vinë dhe për të dëgjuar me mendje të hapura. Ky festival më ka dhënë këto pjesë përbërëse tepër të rëndësishme për të vazhduar së shkruari. Tani, më takon mua, që atë që festivali ma dha ta përdor në mënyrë të mbarë.
Qoftë një paqe dhe kuptueshmëri më e madhe përreth neve të gjithë.

 

 

Hristo


Hristo PETRESKI
, poet (Maqedoni)


Manifestimi Letrar Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” pa dyshim është një manifestim serioz. Për këtë u binda vetë si pjesëmarrës i tij. Tani më, ju i keni Mbrëmjet poetike strugane në Tetovë. Dallimet janë fare të vogla. Ju nuk duhet të keni fare kompleks për këtë gjë. Në Strugë ka poetë të huaj, edhe te ju ka, ata kanë udhëheqësi, edhe ju keni, ata kanë përkthim, edhe ju keni, ata botojnë libra, edhe ju botoni, ata kanë çmime edhe ju keni etj. Me një fjalë, ju ia keni dhënë fizionominë e duhur këtij festivali. U ndjeva shume mirë në Tetovë.
Takova Kadarenë , biseduam...

 

 

Visar ZHITI, poet

Ky manifestim, me seriozitetin e tij të lartë, rrënoi injorancën 50 vjeçare të komunizmit ndaj shqiptarëve. Vetë ardhja e Ismail Kadaresë, si dhe ngritja e shtatores së Naim Frashërit në Tetovë dëshmuan se shqiptarët kanë një kulturë të madhe, se dinë ta vlerësojnë vetveten, por edhe të tjerët.

 

VisarZhiti1_copy

 

Marie_LENTI


Maria LENTI , poete (Itali)


Unë jam e mrekulluar nga ky festival që pashë në Tetovë. Shpresoj që ta ruajmë këtë bashkëpunim, duke ftuar krijuesit shqiptarë në Itali, si dhe duke nxitur edhe krijuesit italianë të vijnë te ju. Gjatë këtij manifestimi kishte një publik vlerësues për artin e poezisë. Tri net me radhë salla ishte e mbushur plot e përplot, që na bëri edhe neve të ndihemi të nderuar.

 

Agron TUFA, shkrimtar

Ngjarja kulturore më e rëndësishme e vitit 2002 ishte padyshim Manifestimi Letrar Ndërkombëtar i "Ditëve të Naimit", i cili si për nga pesha e strategjia ishin të një rëndësie të madhe kombëtare. Vetë pjesëmarrja e poetëve të njohur nga e gjithë hapsira shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës i tejkalon të gjitha përpjekjet kulturore letrare shqiptare, duke i dhënë një dimension më të gjërë ndërkombëtar . Aty iu ngrit një shtatore poetit të Rilindjes, Naim Frashërit që nuk e ke në asnjë vend tjetër.
Fakti shumëdimensional dhe shumëdomethënës se në Tetovë ishte Ismail Kadare, tregon se ky festival po synon të bashkojë të gjithë zhvillimet dhe rrjedhat kulturore-letare të të gjithë trevave etnike në një tërësi dhe identitet të vetëm kulturor dhe kombëtar dhe kjo është çështje e vetme ku shqiptarët duhet të synojnë, pra të krijojnë një atdhe të përbashkët kulturor, si projekt të atdheut të ardhshëm të përbashkët.

agron_tufa2


Ismail Arsllani, gazetar
Manifestimi letrar "Ditët e Naimit", si asnjëherë më parë ka tërhequr vëmendjen e artdashësve dhe të fjalës së shkruar, për tri gjëra: për suksesin e organizatorit që të sjellë në Tetovë letrarë eminentë nga disa kontinente të botës, për gostitjen e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, që ishte një sihariq i madh për tetovarët, sepse ardhja e tij në Tetovë nuk e kishte vetëm peshën e ngritjes së vlerave të manifestimit, por edhe një nderim i madh për shqiptarët këtu. Ndërsa e treta: ishte vendosja e shtatores madhështore të Naim Frashërit në platonë para Shtëpisë së Kulturës në Tetovë, me çka përfundimisht ky rilindas yni vendoset në qytetin rrëzë Sharrit.
Pra, kishim një manifestim që në vete ngërthente tri ngjarje të rëndësishme kulturore, madje që do të shënohen në analet tona.

IsmailArsllani
Flamur VELA, solist

Kultura jonë ende nuk ka gjetur format dhe mënyrat se si të manifestohet. Janë të pakta institucionet të cilat kanë arritur t'ia ndërtojnë një standardizim veprimtarisë së vet dhe që janë për t'u lëvdëruar. Kështu, viti 2002 s'ka se si mos të ketë shënuar me shkronja të mëdha ngjarjen historike kulturore, që pa dyshim pajtohen të gjithë se ai është Manifestimi Letrar Ndëkombëtar « Ditët e Naimit 2002 » që u mbajt në Tetovë, ku erdhën në të njëjtën kohë dy figurat tona më të mëdha kombëtare. Ai i Rilindjes Kombëtare, poeti Naim Frashëri, dhe ai i letërsisë bashkëkohore, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare.
Festa letrare e këtij festivali ndërkombëtar ka lënë kujtime dhe ka krijuar emocione të paharueshme si për dashamirët e letrave shqipe ashtu edhe për nxënësit, studentët, profesorët dhe qytetarët e Tetovës e më gjërë. Manifestimi i sivjetëm, i cili kishte një organizim jashtëzakonisht të mirë, do të ngelë në mendje edhe për bjerjen e artit të huaj letrar që këtë rradhë e sollën në Pallatin e Kulturës në Tetovës, poetët e ardhur nga vende të ndryshme të botës. Salla këtë rradhë u mbush katër herë plot e përplot me njerëz

 

Sabidin ALIU , drejtor i Pallatit të Kulturës - Tetovë
Manifestimi kryesor në vitin 2002, padyshim ishte Manifestimi Letrar Ndërkombëtar “Ditët e Naimit”, i cili sivjet u mbajt për herë të gjashtë me rradhë ( nga 17 - 21 tetor), ku morën pjesë një numër i madh krijuesish të njohur nga hapsirat shqiptare, si dhe poetë nga shtete të ndryshme si India, Karaibet, Italia, Danimarka, Gjermania, Franca etj. Për herë të parë Manifestimin dhe Tetovën këtë vit e nderoi me ardhjen e tij, shkrimtari ynë i njohur, Ismail Kadare. Vlen të përmendim se në këtë manifestim para Pallatit të Kulturës, Drejtoria e MLN “Ditet e Naimit” solli edhe shtatoren e Naim Frashërit, që ndodhej në shkritoren ku ishte derdhur në bronz, si dhe u bënë disa promovime librash e u ndanë shpërblime për poezi dhe për libër më të mirë të botuar mbrenda dy manifestimeve. Ky ishte një manifestim i rëndësishëm për jetën kulturore të Tetovës dhe më gjërë.