fyrommap

Tetova gjendet në veri-lindje të Maqedonisë


 macedoine_eu

  

T E T O V A

Tetova ndodhet në veriperendim të Maqedonisë, rrëzë Malit Sharr (Skardus Mons), në një lartësi mbidetare prej 468 m. Lumi Shkumbin që buron në Malin Sharr e ndanë qytetin në dy pjesë. tetova_qendra3

 Qendra e Tetovës

Menada e Tetovës (statuja e lojtares prej bronxe nga koha e Perandorisë Romake - shek. V para erës së sonë) është zbulimi më i vjetër arkeologjik i gjetur në këta treva.

mosque1Edhepse ekzistojnë dëshmi të banimit që nga epoka e bronxit, qyteti përherë të parë përmendet në shek. e XVII me toponimin Htetovë. Në vitin 1689 emërtohet si qytet. Sipas Sallnames së vitit 1874, Tetova ka pasur 575 shitore, 10 hane (bujtina), 12 xhami të vogla dhe të mëdha, një teqe, një bibliotekë…

Disa nga xhamitë datojnë që nga shek. XV. Më e njohura është Xhamia e Larme (e njohur me emrin Xhamia e Pashës), e cila ndodhet në anën e djathtë të lumit Shkumbin. Në oborrin e xhamisë ndodhet varri tetëkëndësh i Hurshides dhe Mensurit, të cilët kanë tubuar të holla për ngritjen e saj, në vitin 1495.

Në shek. XIX kosulli rus I. Jastrebov, Tetovën e përmend për klimë të mirë. Udhëpërshkruesi Ami Bue e përshkruan Tetovën si qytet të pastër.

teqja

Në skaj të qytetit ndodhet teqeja me një arkitekturë të bukur e bektashinjëve, Arabati Baba. Pranë lumit Shkumbin ndodhet Hamami i vjetër i qytetit.

Sipas regjistrimit të vitit 1993, në Tetovë jetojnë 180.654 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve është shqiptarë. Aty jetojnë edhe maqedonas, turq, vllehë, romë etj. Ndërsa përkah përkatësia fetare banorët janë të konfesionit mysliman, ortodoks, katolik dhe protestan.

Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 1080 km2.

Kalaja e Tetovës, e cila është ngritur në kohën e sundimit otoman (1824), ndodhet mbi kodrinën që gjendet në veri të qytetit.

Kodra_e_DiellitQendra rekreativo-sportive Kodra e Diellit shtrihet në brendi të Malit Sharr. Atje shkohet përmes rrugës automobilistike (18 km) dhe me anë të teleferikut.

Sot, Tetova është një qendër e rendësishme politike, arsimore, kulturore, ekonomike, sportive etj. Aty janë selitë e partive politike shqiptare dhe në te funksionojnë dy universitete…

Në Tetovë mbahen aktivitete të shumta kulturore e artistike. Aty zhvillohet Festivali folklorik "Sharri këndon", Festivali i këngës për fëmijë "Bletëza", Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit", Panairi i librit shqip, Takimi Ndërkombëtar i Përkthyesve etj.